Nata e kickbox-it në Vlorë, shkëlqen Ilda Lelo: Në 2024 synoj të jem kampione e botës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pallati i sportit në Vlorë iu dedikua sërish një mbrëmje të madhe kickbox-i ku publiku pati mundësinë të shohë në aksion disa prej të talentuarve në këtë sport. “Night of the Champions” u emërua aktiviteti që si pikë kulminante pati ndeshjen e kampionës së Europës Ilda Lelo, e cila u ndesh me turken Yeseman Ciglioglu. Sportistja shqiptare në fund ia doli të fitonte me 1 pikë më shumë.

Shumë emocione si gjithmonë, sado kohë kalon dhe ekpserienca rritet emocionet mbeten aty,”-tha Ilda Lelo, sportiste e kickbox.

29-vjeçarja Ilda Lelo mban titullin e kampiones së Europës në federatën ËKU për peshën 62 kilogramë, ndërsa objektivi në 2024 është shumë i lartë.

Share This Article