• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
NatGeo: Shqipëria, fqinja e bukur e Italisë

NatGeo: Shqipëria, fqinja e bukur e Italisë

by albnews
18 March, 2019
in Albania
0
2
VIEWS

Gazetarja e njohur italiane Francesca Masotti i ka dedikuar një tjetër artikull të mrekullueshëm bukurive të rralla kulturore të Shqipërisë që është botuar në edicionin italian të revistës prestigjioze “National Geographic”.

“Shqipëria është një destinacion që duhet të zbulohet i tëri me qetësi dhe larg turmave”, shkruan Masotti.

Më posht vijon artikulli:

Kënga e hoxhës thyen heshtjen surreale që është përfshirë qendra historike e Beratit. Ajo vjen që nga Xhamia e Mbretit, e ndërtuar në fund të viteve 1400 me kërkesë të sulltanit osman Bajezid II. Që ndryshe quhej “i urti”, për kulturën e tij, i cili u dallua për politikën e pritjes së hebrenjve të përndjekur në vitin 1492 nga Spanja, të cilëve u lejoi të vendoseshin në territoret e Perandorisë Osmane, pra edhe në Shqipërinë e sotme. Rreth pesë shekuj më pas, kur vendi i vogël ballkanik kishte fituar pavarësinë nga perandoria (1912), priti sërish një numër të madh hebrenjshë duke i ndihmuar, këtë herë, që t’i largohen çmendurisë naziste. Këtë nuk e di askush, në fakt, gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët fshehën në shtëpitë e tyre qindra hebrenj që po arratiseshin nga pjesa tjetër e Europës. Pritja e jashtëzakonshme që iu dha atyre, bazohej mbi besën, një kod nderi që përkonte dhe vazhdon të jetë edhe sot në mbajtjen e fjalës së dhënë dhe të ndihmosh, duke rrezikuar edhe sigurinë tënde, cilindo që ka nevojë për mbështetje. Vendi i vogës, me maxhorancë myslimane, në kufijtë e kontinentit të vjetër, arriti atje ku të gjitha shtetet e tjera europiane dështuan. Në fund të konfliktit botëror numri i hebrenjve në Shqipëri ishte 10 herë më i lartë se sa në fillim të luftës. Edhe sotë Shqipëria është një prej pa vendeve në botë ku nuk ekzistojnë paragjykimet fetare, ndonëse në vend ka tre besime kryesore.

“Pikërisht harmonia mes besimeve të ndryshme, përveç vlerës së paçmuar arkitekturore, është një prej arsyeve prëse në vitin 2008 UNESCO përfshiu Beratin në listën e trashëgimive botërore të njerëzimit”, thotë Simon Vrusho, drejtori i Muzeut Solomoni në Berat, i inauguruar majin e kaluar, i vetmi vend arti në vend që i dedikohet historisë së hebrenjve në Shqipëri. Në fakt, këtu, pranë xhamive të dekoruara me finesë që përkojnë me vitet 1400, ndodhen kisha ortodokse të mrekullueshme të viteve 1300. Kështu, sa për të kuptuar më thellë shpitin e këtij qyteti dhe të gjithë Shqipërisë, pasi ke dëgjuar thirrjen islamike për lutje, nuk mund të mos lënë pa vërrejtur kryeveprat e shekullit XVI të mjeshtrit të pikturës Onufrit, brenda kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, ose të hipësh në majë të kështjellës së Beratit për të admiruar kishën bizantine “Shën Triadhës”. Nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar një udhëtim në Shqipëri.

Qyteti i gurtë

Rruga më pas vazhdon drejt jugut, me drejtim Gjirokastrën, një tjetër xhevahir osman, një tjetër qytet në UNESCO i vendit të shqiponjave. Është vendi i lindjes së du shqiptarëve më të famshëm të të gjitha kohëve, të diktatorit Enver Hoxha (shtëpia e të cilit sot është kthyer në Muzeun Etnografik) dhe e shkrimtarit Ismail Kadare që, përmes rrugëve me kalldrën të qendërs historike, ka përshtatur kryevepërn “Qyteti i gurtë”, për ta futur në valixhe dhe ta shfletosh ndëkohë që viziton Gjirokastrën. I gjithë qyteti është një labirinth plot surpriza. Pra mbetet vetëm që të lësh veten duke ecur avash dhe duke u futur nëpër rrugicat prej guri, godinat e epokës osmane, banesat e fisnikëve, xhaminë e vjetër, që për mrekulli i ka shpëtuar procesit të shkatërrimit të godinave fetare të aplikuar nga regjimi komunist dhe pazarin antik. Çdo hap është një ftesë që t’i dedikosh gjithë kohën e nevojshme pa nxituar dhe pa turizëm masiv, fasadave të bardha të shtëpive osmane dhe ngjyrave të ndezura të qilimëve, tapeteve tradicionale që shiten në pazar, ushqimit të mirë dhe panoramës. Si ajo që nga maja e kështjellës së Gjirokastrës shtrihet në të gjithë qytetin deri në malet e Lunxhërisë. Edhe perëndimi nuk duhet humbur, ndërkohë që Dielli ngjyros me rozë majat.

Nga antikja tek modernia

Duke ngjitur vendin drejt veriut ndalon në Tiranë, kryeqyteti i gjallruar i Shqipërisë. Zhurma e borive, e kantiereve, nota muzikash popullore. Aty-këtu, shenjat e të kaluarës osmane, fashiste, komuniste, deri tek skizofrenia arkitekturore e viteve ’90. Përreth, një qytet që sheh nga e ardhmja. Në kohët e fundit panorama urbane e Tiranës është transformuar, me ndërtimin e qiellgërvishtëseve dhe shtimin e hapësirave të gjelbra. Megjithatë, ndotja vazhdon të jetë një problem, por iniciativat nuk mungojnë. Si projekti për rizhvillim i studios belge 51N4E, që përfshin ristrikturimin dhe kthimin në hapësirë pedonale Sheshin Skënderbe, apo projektin “Tirana 2030-TR030”, plani i ripushtimit të peziazhit urban.

Pas një vizite tek Kalaja e Tiranës, qendra e re artistike dhe krijuese e kryeqytetit e inauguruar dhjetorin e kaluar, duke kaluar nga Pazari i ri, ish-tregu i peshkut i rikthyer në një zonë multifunksionale me dyqane, bare dhe restorante, nga Blloku, ish-lagja e ndaluar e ndaluar dhe e rezervuar vetëm për elitën politike për më shumë se 40 vite regjim komunist, që sot është një qendër e përkryer për artistë të rinj, shkohet për në Krujë, kryeqyteti antik i mbretërisë shqiptare. Këtu historia preket me dorë. Sepse në këtë qytet 32 kilometra nga Tirana është shkruar një prej faqeve më të rëndësishme të historisë shqiptare. Në Krujë, në vitet 1400, udhëheqësi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një mbrpojtës i guximshëm e besimit të krishterë, luftoi për 25 vite kundër perandorisë osmane për të shpëtuar Shqipërinë dhe Perëndimin nga përparimi turk. Pas një turi në muzeun që i dedikohet heroit kombëtar, ia vlen të hysh në dyqanet e vogla të pazarit historik të Kryjës për të vëzhguar artizanët që punojnë kornizat duke vajtur deri tek mauzoleu “Sarisalltik”, që i përket, për ironi të fatit, vëllazërisë islamike sufi të bektashinjve (që ka qendrën në Tiranë) që mban emrin e misionarit Sarisalltik që, në vitet 1300, mbërriti në Krujë për të përhapur bektashizmin dhe që, sipas një legjende antike, luftoi kundër një dragoi që kërcënonte të shkatërronte krejtësisht qytetin.

“Në pikën ku ndodhi përleshja, në nder të misionarit dhe eroit, sot është ngritur teqja e vëllazërisë fetare, që të gjithë banorët e Krujës, pavarësisht besimit që kanë, e konsiderojnë një shenjtor dhe mbrojtësin e qytetit”, tregon Alborent Rama, themelues i “Kruja Hospitality”, një hapësirë për evente kulturore, koncerte me një restorant që ndodhet në një banesë antike që ndodhet brenda mureve të kështjellës. Rruga që ngjitet deri në tempull është drithëruese, por të dhuron një pamje të jashtëzakonshme mbi qytetin dhe mbi malet. Bukuria poetike qëndron krejtësisht mbi shenjtërinë e këtij vendi. Ku mbretëron qetësia dhe ku duket se koha ka ndalur. Ose, ndoshta, nuk ka ekzistuar kurrë.

Dhe nëse zhvendosemi më në veri mbërrijmë në Shkodër, kryeqyteti kulturor i Shqipërisë, i famshëm për Kështjellën e Rozafës, Muzeun Fotografik ‘’Marubi’’ dhe Liqenin e Shkodrës, që Vendi i Shqippnjave ndan me Malin e Zi. Ballkanik dhe italian në të njëjtën kohë, Shkodra është një margaritar që shëtitet kënaqësisht më këmbë. Muzeu, në veçanti, mban arkivin fotografik të Pietro Marubbit, fotografit italian, i natyralizuar shqiptar (Pjetër Marubi) i përfshirë në plejadën rilindase të Italisë të gjysmës së dytë të Tetëqindës, që iku nga Italia dhe gjeti strehim në Shkodër, ku themeloi studion e parë fotografike në Shqipëri. Pas vdekjes së tij, la një arkiv me më shumë se 4 000 negativa (disa prej të cilave u ekspozuan para pak kohësh edhe në Biennalen e Milanos), ndërkohë që aktiviteti i studios së tij vazhdoi falë përkushtimit, fillimisht të djalit të birësuar Kel Kodheli dhe pastaj të djalit të këtij të fundit, Gegë Marubi.

Drejt veriut

Dhe nëse zhvendosemi më në veri mbërrijmë në Shkodër, kryeqyteti kulturor i Shqipërisë, i famshëm për Kështjellën e Rozafës, Muzeun Fotografik ‘’Marubi’’ dhe Liqenin e Shkodrës, që Vendi i Shqippnjave ndan me Malin e Zi. Ballkanik dhe italian në të njëjtën kohë, Shkodra është një margaritar që shëtitet kënaqësisht më këmbë. Muzeu, në veçanti, mban arkivin fotografik të Pietro Marubbit, fotografit italian, i natyralizuar shqiptar (Pjetër Marubi) i përfshirë në plejadën rilindase të Italisë të gjysmës së dytë të Tetëqindës, që iku nga Italia dhe gjeti strehim në Shkodër, ku themeloi studion e parë fotografike në Shqipëri. Pas vdekjes së tij, la një arkiv me më shumë se 4 000 negativa (disa prej të cilave u ekspozuan para pak kohësh edhe në Biennalen e Milanos), ndërkohë që aktiviteti i studios së tij vazhdoi falë përkushtimit, fillimisht të djalit të birësuar Kel Kodheli dhe pastaj të djalit të këtij të fundit, Gegë Marubi.

Nga Shkodra merret pastaj rruga SH25, e braktisur dhe dredha-dredha si një gjarpër, që të çon në pikën e imbarkimit të trageteve në Koman. Liqeni i krijuar artificialisht në fund të viteve’70 me ndërtimin e një dige, furnizohet nga tri lumenj, Drini, Valbona dhe Shala. Përgjatë udhëtimit parakalojnë përpara syve peizazhe si nëpër filma, lumenj që zvarriten drejt kanioneve të thella, kodra të pyllëzuara dhe plazhe mbeten të fshehura edhe ndaj syve më të stërvitur. Në sfond faqe shkëmbore madhështore. Udhëtimi në target zgjat rreth tri orë deri në Fierzë, ku më pas vazhdohet drejt Parkut Kombëtar të Valbonës, një perlë e Alpeve Shqiptare apo, për më aventurierët, drejt Kosovës. Por, kjo është një histori tjetër. Dhe një udhëtim tjetër./ATSH/

Previous Post

Të shtënat me armë në tramvajin në Holandë, raportohet 1 i vdekur

Next Post

Ambasadorja gjermane: Qeveria legjitime, debati politik brenda Parlamentit

albnews

albnews

Related Posts

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta
Albania

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40
Albania

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025
Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’
Albania

Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

13 May, 2025
Next Post
Ambasadorja gjermane: Qeveria legjitime, debati politik brenda Parlamentit

Ambasadorja gjermane: Qeveria legjitime, debati politik brenda Parlamentit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM