National Geographic: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrjeti televiziv rekomandon plazhet më të mira që duhen vizituar nga pushuesit

Shqipëria vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja që plazhet shqiptare i kanë renditur këtë verë në krye të destinacioneve.“Këtë verë triumfi i plazheve i takon Shqipërisë ” e nis shkrimin media e radhës “National Geographic” në gjuhën spanjolle që  e cilëson vendin tonë si parajsën e panjohur të Mesdheut.

Përmes këtij artikulli ky rrjet televizv u rekomandon lexuesve  disa nga vendet më të mira për të pushuar.

Shqipëria ka gjithçka për t’u bërë vendi më i lakmuar i turistëve për shkak të plazheve spektakolare sipas National Geographic. Për rivierën tonë përshkruan plazhet më të mira duke nisur nga plazhet e Ksamilit, Borshit, Gjipesë e për të ndaluar në ato të Dhërmiut, Jalës, Kakomesë, Porto Palermos e më pas në plazhin e Qeperaoit.

Por përveç natyrës së mrekullueshme, një pjesë e saj shumë pak njihet nga turistët, e përmes këtyre artikujve padyshim njerëzit do kenë kureshtje të shtuar për kulturën dhe historinë e vendit tonë.

E si në çdo media tjetër ndërkombëtare edhe këtu nuk lihet pa përmendur edhe gastronomia e pasur e vendit tonë. Kryeministri Rama ka shpërndarë artikullin në rrjetet sociale të cilin e quan një ftesë të parefuezueshme për të kaluar disa ditë në Shqipëri. Kryeministri informoi se vitin e kaluar, mbi 45 mijë turistët spanjollë që vizituan Shqipërinë ishin “surpriza” e tregjeve të reja turistike që po eksplorojnë vendin tonë./

Share This Article