Nations League, nga të mëdhatë feston vetëm Spanja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

U luajtën mbrëmjen e së martës 8 duelet e vlefshme për Nations League, ku u shënuan 26 gola.

Në Ligën A, kombëtarja e vetme që arriti të fitonte ishte Spanja ndaj Serbisë, teksa 3 ndeshjet e tjera u mbyllën në barazim.

Polonia dhe Kroacia dhanë spektakël në ndeshjen që përfundoi 3-3, ndërsa Portugalia nuk shkoi dot më shumë se barazimi 0-0 ndaj Skocisë.

Në Ligën C spikat fitorja me rezultat të thellë e Kosovës, ndërkohë që Rumania mposhti me përmbysje Lituaninë.

Dueli mes Bjellorusisë dhe Luksemburgut u mbyll me shifrat të barabarta.  

Share This Article