Nations League/ “Pancerat” luajnë “tenis” ndaj Bosnjes, “Tulipanët” i bëjnë “poker” Hungarisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jo më kot konsiderohen si “gjigantët” e futbollit evropian.

Gjermania e Holanda kanë arritur fitore të tjera të suksesshme, në këtë edicion të UEFA Nations League, teksa në xhiron e 5-të të fazës së grupeve kanë mundur respektivisht skuadrat e Bosnje Hercegovina dhe Hungarinë.

Kështu, në “Europa-Park Stadion” të Frejburgut, “Pancerat” e Julian Nagelsmann kanë arritur të shënojnë plot 7 gola në portën e boshnjakëve, ku më të dalluarit ishin Florian Wirtz e Tim Kleindienst, me nga një dopietë, ndërsa në listën e golashënuesve hynë edhe Jamal Musiala, Kai Havertz e Leroy Sane.

Në krahun tjetër, “Tulipanët” e Ronald Koeman mundën me rezultatin e thellë 4-0 Hungarinë në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, me Wout Weghorst, Cody Gakpo, Denzel Dumfries e Teun Koopmeiners, që shënuan nga një gol për të regjistruar fitoren e madhe.

Kështu, dy “gjigantët” e futbollit evropian i bashkohen Italisë, Francës, Portugalisë e Spanjës në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.

Ndërkaq, fitore të madhe arriti edhe Suedia, e cila mposhti me rezultatin e ngushtë 2-1, skuadrën e Sllovakisë pa golave të Viktor Gyokeres e Alexander Isak, duke siguruar automatikisht ngjitjen për në Ligën B sezonin e ardhshëm.

Share This Article