NATO: Irani mund ta furnizojë Rusinë me raketa balistike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Irani po konsideron furnizimin e Rusisë me raketa balistike për luftën në Ukrainë, përveç dronëve që Teherani ka dorëzuar tashmë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë një konference për shtyp në Stamboll, shefi i NATO-s tha: “Ne e shohim Iranin që i ofron drone dhe po konsideron dërgesën e raketave balistike në Rusi, transmeton Telegrafi.

“Kjo është e papranueshme. Asnjë vend nuk duhet të ofrojë mbështetje për Moskën në këtë luftë të paligjshme”.

Dje, avokati kryesor i OKB-së hodhi poshtë një argument rus se Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres nuk mund të raportonte në Këshillin e Sigurimit mbi akuzat perëndimore se Moska përdori dronët e prodhuar nga Irani në Ukrainë në kundërshtim me një rezolutë të vitit 2015.

Rusia ka argumentuar se nuk ka mandat për Guterres që të dërgojë ekspertë të OKB-së në Ukrainë për të inspektuar dronët e rrëzuar.

Teherani mohon të ketë furnizuar Moskën me dronë dhe Rusia e ka mohuar se forcat e saj kanë përdorur drone iraniane për të sulmuar Ukrainën.

Share This Article