NATO: Lufta del jashtë kontrollit nëse shkon përtej Ukrainës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nga Estonia tha se presidenti Putin po e shndërron Rusinë në një shtet të pabesë.

“Presidenti Putin po e bën Rusinë një shtet të pabesë, duke shkatërruar brenda një jave, 30 vjet hapje dhe mundësi ndërkombëtare. Populli rus tashmë po i ndjen efektet e kësaj në jetën e përditshme dhe ato do të përkeqësohen.

Shpresojmë që ata të mund ta mësojnë të vërtetën se pse po ndodh një gjë e tillë. Kjo nuk është lufta e popullit rus. Nuk është një luftë çlirimtare apo çfarëdo tjetër që u është thënë.

Kjo është lufta e Presidentit Putin për të nënshtruar një vend sovran demokratik dhe derisa ai t’i japë fund, bota do ta bëjë atë përgjegjës”, tha Blinken.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga Lituania nënvizoi se po bëhet gjithçka që konflikti të mos dalë jashtë kufijve të Ukrainës, pasi diçka e tillë do të ishte shkatërruese.

“Vuajtjet që po shohim tani në Ukrainë janë të tmerrshme. Na prek të gjithëve ne dhe kemi përgjegjësi që të sigurojmë se konflikti nuk përshkallëzohet dhe përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg.

Share This Article