Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se kontingjenti i ri i komandove të Forcave Tokësore të Shqipërisë i bashkohet trupave të forcave të NATO-s në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar është emocionuese prania e kontingjentit të Shqipërisë, në Kosovë.
Shqipëria dërgon kontigjentin e dytë me 30 ushtarë në Kosovë
“Kontingjenti i ri i komandove të Forcave Tokësore të Shqipërisë i bashkohet trupave të forcave të NATO-s në misionin e KFOR-it në vendin tonë. Sa e natyrshme aq edhe emocionale prania e vëllezërve e motrave tona në shërbim të sigurisë sonë. Ju faleminderit e mirënjohës gjithmonë për shërbimin tuaj të shenjtë e fisnik”, ka shkruar Mehaj.