NATO paralajmëron Rusinë: Do ta paguani shtrenjtë sulmin ndaj Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia do të paguante çmim të lartë për çfarëdo agresioni të ri ushtarak kundër Ukrainës, paralajmëruan të martën NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara, kur zyrtarët e vendeve anëtare të aleancës u takuan për të diskutuar rreth grumbullimit të trupave ruse afër Ukrainës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u tha gazetarëve para bisedimeve me ministrat e jashtëm të vendëve të aleancës në kryeqytetin e Letonisë, Riga, se Perëndimi tashmë ka dëshmuar se mund të përdorë sanksione ekonomike, politike e financiare kundër Moskës, shkruan Reuters.

“Do të jetë një çmim i lartë për t’u paguar për Rusinë, nëse ata edhe një herë e përdorin forcën kundër pavarësisë së një kombi, Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Sekretari amerikan i Shtetit, Jens Stoltenberg, pritet që të deklarohet para homologëve të tij për të dhënat inteligjente të Uashingtonit për atë që po ndodh në pjesën lindore të vendeve të NATO-s dhe në Ukrainë, shtet që s’është anëtar i aleancës së fuqishme ushtarake.

“Çfarëdo veprimi eskalues nga Rusia do të ishte shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara dhe çfarëdo agresioni i përtërirë do të shkaktonte pasoja serioze”, deklaroi kryediplomati amerikan në një konferencë për gazetarë para takimit.

Share This Article