NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

NATO ka njoftuar se po përmirëson misionin e saj në Detin Baltik, duke dërguar një fregatë kundërajrore dhe mjete të tjera, si përgjigje ndaj shkeljeve nga dronë pa pilot në Danimarkë.

Mbrëmjen e kaluar, mjete ajrore pa pilot të panjohura u vëzhguan mbi bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës, sipas policisë, pas disa fluturimeve të ngjashme mbi aeroporte në vend gjatë kësaj jave.

Si përgjigje, NATO njoftoi se do të rrisë vigjilencën e saj në rajonin e Detit Baltik me mjete të reja shumëdimensionalë.

Në një deklaratë dërguar për Reuters, Aleanca Veri-Atlantike theksoi se këto mjete përfshijnë platforma për informim, mbikëqyrje dhe zbulim, si dhe të paktën një fregatë kundërajrore.

Një përfaqësues i NATO-s u shpreh se nuk do të jepen detaje rreth vendeve që do të kontribuojnë me këto mjete shtesë.

Share This Article