NATO përgatit samitin e parë me Joe Biden

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Joe Biden për të përgatitur samitin e Aleancës dhe për të vlerësuar shumë sfida përpara.

“Është një kënaqësi të flas me @POTUS presidentin amerikan dhe ta përgëzoj atë për postin e tij. Ky është një kapitull i ri për Aleancën tonë Transatlantike. Unë pres me kënaqësi që ta mirëpres atë në samitin e NATO-s dhe të punojmë ngushtë me të”, theksoi ai në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s përshëndeti qëndrimin e presidentit Biden në rindërtimin e aleancave dhe nënvizoi se NATO është vendi ku europianët dhe amerikanët takohen çdo ditë dhe se së bashku, ne mund të përballemi me sfida që asnjë nga vendet tona nuk mund të përballet vetëm.

“Takimi i ardhshëm i NATO-s “do të mbahet në Bruksel gjatë këtij viti dhe drejtuesitdo të marrin vendime për ta bërë Aleancën tonë edhe më të fortë”, theksoi Stoltenberg.

Data e samitit do të varet nga rezultatet e luftës kundër pandemisë COVID-19 në Europë.

Share This Article