NATO: Pozicioni ynë për integritetin e Ukrainës nuk ka ndryshuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pozicioni i NATO-s për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës “është i qartë dhe nuk ka ndryshuar”. Kështu u shpreh një zëdhënës i aleancës në një deklaratë për transmetuesin publik ukrainas Suspilne, pas polemikave mbi fjalët e zyrtarit të NATO-s, Stian Jenssen.

Ky i fundit tha se për anëtarësimin e Kievit në aleancë, një zgjidhje mund të jetë dhënia e territoreve Moskës. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe jemi të përkushtuar për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi zëdhënësi i NATO-s.

Ai nënvizoi se Kievi duhet të vendosë se kur dhe në çfarë kushtesh do të arrijë paqen.

Çfarë tha Stian Jenssen?

Jenssen, drejtor i zyrës private të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për mediat norvegjeze theksoi: “Unë mendoj se një zgjidhje mund të jetë që Ukraina të heqë dorë nga territori i saj dhe në këmbim të anëtarësimit në NATO”, tha Jenssen, duke përsëritur në çdo rast linjën e Stoltenberg, sipas së cilës “duhet të jetë në dorën e Ukrainës që të vendosë kur dhe kur në çfarë kushtesh të negociohet” me Moskën për përfundimin e luftës.

Share This Article