NATO: Rusia kërkon të marrë kontrollin e Ballkanit Perëndimor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

NATO është zotuar të ndihmojë fqinjët e Rusisë “të mbijetojnë si kombe të pavarura”, duke njoftuar se rezultati i luftës ka “rëndësi ekzistenciale” për vende të tilla si Moldavia dhe Gjeorgjia.

Pas ditës së dytë të bisedimeve midis ministrave të Jashtëm të NATO-s, përfaqësuesi estonez Urmas Reinsalu tha: “Mesazhi është i qartë: të gjithë aleatët e NATO-s janë të vetëdijshëm se bisha gjithashtu dëshiron të marrë kontrollin e Ballkanit Perëndimor, dhe ne duhet t’i ndihmojmë këto vende të mbijetojnë”

Fokusi i bisedimeve të sotme ishte Bosnja, si dhe ish-republikat sovjetike, Moldavia dhe Gjeorgjia – ku këto dy vende kanë rajone të ndara që janë pushtuar nga trupat ruse.

“Rezultati i luftës do të prekë shumë Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Është me rëndësi ekzistenciale për integritetin e tyre territorial, të drejtën e tyre për të zgjedhur rrugën e tyre në të ardhmen”, tha Reinsalu.

Lidhur me këtë çështje është pajtuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se këto vende tani kanë nevojë për mbështetje.

“Ata janë prekur në mënyra të ndryshme nga lufta e Rusisë në Ukrainë, por është më mirë t’i mbështesim tani sesa të shohim zhvillimet të shkojnë në drejtim krejtësisht të gabuar, siç pamë me pushtimin e Ukrainës në fillim të këtij viti”, shtoi Stoltenberg.

Share This Article