“NATO ta shkatërrojë”, deklarata ‘bombë’ e deputetit: Bandat kriminale kanë një depo armësh në…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se ka informacione mbi një depo armatimesh në veri të Kosovës e cila lidhet me një bandë kriminale që e ka aktivitetin kryesor në Zubin Potok.

Sipas deklaratës së tij për mediat e Kosovës, depoja e armëve ndodhet pranë një pompe të benzinës. Ai ka bërë thirrje që NATO ose policia e Kosovës të ndërhyjë për ta shkatërruar.

“Le të shkojnë në veri, në Zubin Potok, në një pompë të benzinës që quhet “Tab”, dhe ngjitur me të këto banda e kanë depon e armëve, le të shkojnë t’ua marrin.

Ato banda tani janë vendosur. Kam informacione se ato aty veprojnë. Nëse jo policia e Kosovës, atëhëhere NATO duhet të shkojë e ta shkatërrojë atë bandë” – tha ai.

Share This Article