NATO “u tërheq veshin” Kurtit dhe Vuçiçit për tensionet e fundit, Rusia thotë se Perëndimi po i shtyn në luftë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

NATO ka ndërhyrë lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë duke kërkuar vetëpërmbajtje nga palët.

“Fola me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim”, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteneberg.

Ai gjithashtu bëri të ditur se gjatë bisedës telefonike me të dy liderët këshilloi që të përqendrohen në dialog, si të vetmen rrugë përpara.

Për tensionet ka reaguar dhe Ministria e Jashtme e Rusisë, duke shprehur shqetësim për atë që po ndodh mes Prishtinës dhe Beogradit. Moska akuzon Perëndimin duke pretenduar se po shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt një konflikti të drejtpërdrejtë.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse thekson se Beogradi tregoi qasje konstruktive në krizën e fundit dhe akuzon Prishtinën për një sërë provokimesh që përkeqësuan tensionet etnike.

Share This Article