NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aleanca Euro-Atlantike (NATO) ka uruar Shqipërinë për 113 vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, NATO ka publikuar fotografinë e një ushtari të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të uruar Ditën e Pavarësisë.

Kujtojmë se Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga 1 prilli 2009, duke u bashkuar pas një historie angazhimi me aleancën që filloi në vitin 1992.

Në 28 nëntor të vitit 1912, plaku i mençur dhe patriot, Ismail Qemali, ngriti flamurin e pavarësisë në Vlorë, duke e shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Share This Article