NATO vlerëson me medalje trupat shqiptare me shërbim në Herat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aleanca Veri-Atlantike vlerëson me medalje vajzat dhe djemtë e kompanisë së tretë “Puma” të Batalionit të II të këmbësorisë shqiptare me shërbim në Herat.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila shton se grupi mori vlerësimin nga NATO, “për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin Resolute Support”.

Angazhimi i Shqipërisë në mbështetje të misioneve të NATO-s vijon të jetë i palëkundur. Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura, marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme në misionet e NATO-s bashkë me vendet e tjera anëtare./TCh/

Share This Article