Natyra “godet” fermerët, dhjetëra milionë lekë dëme nga ngricat dhe përmbytjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fermerët e zonës së Myzeqesë këtë fillimviti kanë pësuar dëme në kulturat bujqësore si asnjëherë tjetër. Sikur të mos mjaftonin përmbytjet, edhe ata që i shpëtuan ujërave janë dëmtuar seriozisht nga ngricat e këtij fillimviti.

Një prej tyre është edhe Fatjon Asllani në zonën e Zharrëzës, i cili po detyrohet të hedhë poshtë gjithë prodhimin e domateve në sera për shkak të ngricave.

Edhe në zonën e Frakullit, fermerët që kultivojnë luleshtrydhen dhe trangullin në sera kanë pësuar të njëjtat dëme, shkruan A2 CNN.

Të gjithë këta fermerë, por edhe ata që janë dëmtuar nga përmbytjet, sythet i kanë nga shteti të paktën që të mundësojnë rimbjelljen e tokave. 

Share This Article