Navalny, Thunbergu dhe OBSH-ja në mesin e të nominuarve për “Nobel” për paqe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri opozitar rus Alexei Navalny, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe aktivistja suedeze e ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg janë në mesin e të nominuarve për çmimin “Nobel” për Paqe këtë vit.
Mijëra njerëz, duke filluar nga anëtarë të parlamenteve në mbarë botën e deri tek ish-fituesit kanë mundësin që të propozojnë kandidatë për këtë çmim të rëndësishëm, shkruan Reuters.
Nominimet të cilat mbyllen sot, nuk nënkuptojnë një miratim nga komiteti i “Nobel”.
Ligjvënësit norvegjezë kanë nominuar laureatët eventual çdo vit, që nga viti 2014, me përjashtim të vitit 2019, ka bërë të ditur Henrik Urdal, drejtor i Institutit për hulumtim të Paqes në Oslo. 
Komiteti norvegjian i “Nobelit” i cili vendos çdo vit se kush e fiton çmimin nuk i komenton nominimet, duke i mbajtur që 50 vjet të fshehur emrat e atyre që nominojnë dhe nominimet e pasuksesshme.
Por nominuesit mund të zgjedhin vetë të zbulojnë nominimet e tyre.
Fituesi i “Nobel” për paqe do të shpallet në tetor të këtij viti.

Share This Article