Ndahet Grida Duma nga Ervin Salianji, apo një lojë politike mes tyre

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lajme të pakonfirmuara për një ndarje të mundshme mes Gridës Duma dhe Ervin Salianjit kanë qarkulluar gjatë orëve të vona të natës, duke nxitur reagime në media dhe rrjete sociale.

Duket se kjo më shumë është një ndarje politike për të zhvendosur vëmendjen nga aludimet për ndikim politik në situatat që po ndodhin në Partinë demokratike.

“Këtu s’kemi të bëjmë vetëm me një ndarje alla shoëbiz, por është edhe çështje politike, duke qenë se shpesh herë Grida është vënë në shënjestër të marrëdhënies së saj me Salianin, duke u përdorur politikisht edhe për shkak të pozicionit që ajo ka në media, duke drejtuar një emision politik në Prime Time që jep goxha peshë politike dhe mediatike”.

Sipas Vrapit, kjo vjen pas deklaratave të kreut demokrat për përjashtimin e mundshëm të Ervin Salianjit nga partia.

“Grida është vënë në shënjestër të marrëdhënies së saj me Salianin, duke u përdorur politikisht edhe për shkak të pozicionit që ajo ka në media, duke drejtuar një emision politik në Prime Time që jep goxha peshë politike dhe mediatike. Edhe  dikush një skeptik mund të thotë që ndoshta kjo është një mënyrë e Gridës për të zhvendosur vëmendjen nga aludimet për ndikim politik në situatat që po ndodhin tashmë në Partinë demokratike se kemi të bëjmë dhe një deklaratë të liderit demokrat që po bëhet gati për përjashtimin e Salianit kështu që nuk besoj se kemi të bëjmë vetëm me një ndarje, por ndoshta me një ndarje politike nga Salianji”, tha ai.

Share This Article