Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Pirro Mani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori dhe regjisori Pirro Mani është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen. Mani ishte një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Ai punoi për 25 vjet në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Share This Article