Ndahet nga jeta aktori i njohur, Fuat Boçi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndëruar jetë në moshën 89 vjeçare aktori i mirënjohur Fuat Boçi.

Boçi i cili ka lindur në Voshtinë në vitin 1931 dhe ka një karrierë të pasur në teatrin e Bylisit në Fier. Ai është aktor themelues i Estradës së Fierit, më 1957.

Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektricist, kino-mekanik, ai u bë edhe artist. Teksa nga një artist amator, më pas ai arriti majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit.

Ai ka luajtur shumë role, shumë karaktere, shumë skena në mbarë vendin, por ka spikatur me rolet e: Lipe Shtogu, Belul Gjeraqina dhe Llazi. Për rolet e spikatura dhe punën e tij të palodhshme Fuat Boçi ka marrë titujt “Artist i Merituar” dhe “Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit.

Share This Article