Ndahet nga jeta aktori Ray Liotta, po xhironte film në Republikën Domenikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori i njohur Ray Liotta ka ndërruar jetë teksa ndodhej në Republikën Domenikane.

Ray ishte duke xhiruar një film të quajtur “Ujërat e rrezikshme” në ishull dhe vdiq në gjumë, sipas një burimi të afërt me aktorin.

Bëhet me dije se vdekja e aktorit ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa përjashtohen pistat e tjera.

E fejuara e tij Jacy Nitolo ishte me të gjatë xhirimeve.

Liotta është më i njohur për rolin e tij në kryeveprën e Martin Scorcese të vitit 1990, “Goodfellas”, ku luajti rolin e mafiozit Henry Hill së bashku me Robert De Niro dhe Joe Pesci.

Ray loboi fort për rolin dhe suksesi i filmit i hapi dyert në Hollywood.

Ai është i njohur gjithashtu për disa role të tjera ikonë në kinematografi në “Field of Dreams”, “Cop Land”, “Corrina Corrina” dhe “Operation Dump Drop”, “Unforgettabble” dhe “Blow”.

Share This Article