Ndahet nga jeta dirigjenti i shquar shkodran, Kujtim Alija, organizator për shumë vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër
Kohët e fundit ai vuante nga një sëmundje e rëndë e cila i mori jetën.
Kujtim Alija vjen nga njĂ« familje shkodrane intelektualĂ«sh, tĂ« cilĂ«t e donin arsimin dhe artin dhe Ă«shtĂ« njĂ« prej emrave me njĂ« kontribut tĂ« madh nĂ« muzikĂ«n shqiptare. Ai mbaruar Institutin e LartĂ« tĂ« Arteve nĂ« TiranĂ«, nĂ«n drejtimin e dirigjentit, Artistit tĂ« Popullit, Rifat Teqja, mbas shkollĂ«s sĂ« muzikĂ«s âPrenkĂ« Jakovaâ tĂ« ShkodrĂ«s.
Pas diplomimit ka filluar punën në qytetin e Shkodrës ku ka organizuar dhe drejtuar koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.
Festivali i parĂ« shqiptar i kĂ«ngĂ«s pĂ«r fĂ«mijĂ« u zhvillua nĂ« ShkodĂ«r, mĂ« 10-11 Maj 1963, njĂ« vit pas Festivalit tĂ« KĂ«ngĂ«s nĂ« Radio. Kjo bĂ«ri qĂ« ky festival tĂ« mbesĂ« deri mĂ« sot, si tĂ« thuash âPronĂ«â e kĂ«tij qyteti.
Ky festival në vite zbuloi dhe u dha rrugën e artit shumë talenteve të cilët më vonë shkëlqyen në skenat shqiptare dhe ato botërore. Në gjithë këto vite dirigjenti, drejtuesi dhe organizatori shkodran Kujtim Alija, pati jo vetëm fatin, por edhe aftësitë të bëhej vazhdues i mjeshtreve, që drejtuan këtë festival, duke e drejtuar atë deri sot, pa munguar dhe pa i ndryshuar klasin asnjëherë, gjë që nuk ishte aq e thjeshtë, duke pasur parasysh së paku ngjarjet e vitit 1991 dhe 1997.
Nga ana tjetër, ai i rriti klasin këtij Festivali me zgjerimin e gjeografisë së tij, me pjesëmarrje të krijuesve dhe interpretuesve të vegjël nga Shqipëria, Kosova.
Kujtim Alija mban titullin âMjeshtĂ«r i Madhâ.
Pak jave me pare artisti shkodran ishte i ftuar ne emisionin PersonazhAlb ne ALBUK TV.
U prehsh në paqe mjeshter !




