Ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Skënderbeut dhe i ekipit kombëtar, Ermand Temo

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Krejt papritur është ndarë nga jeta ish-basketbollisti i njohur i Skënderbeut dhe i ekipit kombëtar shqiptar, Ermand Temo, një nga emrat e spikatur të basketbollit korçar në vitet ’80.

Temo e nisi rrugën e tij në basketboll që në klasat sportive të shkollës “Sotir Gurra”, nën drejtimin e mësuesit Anesti Cale. Talenti i tij u evidentua herët dhe në vitet 1979–1982 ai ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Skënderbeut, me trajner Ferdinand Qirici.

Nga viti 1982 deri në 1992, Ermand Temo luajti me ekipin e parë të Skënderbeut, nën drejtimin e trajnerit Dhimitër Kaçorrin, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës korçare.

Performanca e tij e mirë e çoi edhe në ekipin kombëtar të basketbollit, ku ishte pjesë në vitet 1984–1986. Temo shquhej për lojën e tij në qendër, ku përballej me disa nga basketbollistët më të mirë të kohës, si Çaçi, Kalaja dhe të tjerë.

Për më shumë se 33 vite, Ermand Temo jetonte në Selanik, ku edhe ndërroi jetë në një spital të këtij qyteti grek.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje për sportin korçar dhe për komunitetin e basketbollit, ndërsa ai do të kujtohet si një nga lojtarët që la gjurmë në historinë e këtij sporti në Korçë.

Share This Article