Ndahet nga jeta ish kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare kostitucionalisti Thimio Kondi.

Kondi ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, të cilës nuk mundi t’i mbijetojë.

Thimjo Kondi ishte një prej emrave më të njohur të drejtësisë në Shqipëri.

Ai ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Në vitet 1997-1999, ai drejtoi Ministrinë e Drejtësisë, për t’u larguar më pas nga postet politike duke u rikthyer në sistemin e drejtësisë.

Deri në vitin 2008, Thimio Kondi drejtoi Gjykatën e Lartë në Shqipëri.

Shume miq dhe personalitete të cilët e njihnin kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi. Një prej tyre ish ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.

Eduard Halimi: Me trishtim te thelle mesova ndarjen nga jeta në moshën 72 vjeçare, te Thimio Kondit, ish ministrit te Drejtesise ne qeverine socialiste, ish kryetarit te Gjykatës së Lartë dhe me pas avokatit te palodhur.

Ai ishte nje profesionist i talentuar i se drejtes civile, nje njeri jashtezakonisht i perkushtuar i se drejtes ne Shqiperi, nje lexues i vemendeshem i cdo libri dhe doktrine te re, dhe padyshim nje avokat i perkushtuar dhe i admirueshem nga cdo kundershtar deri diten e fundit te jetes se tij.

Thimio do ti mungoje familjes por padyshim do ti mungoje shume dhe shtetit te se drejtes ne Shqiperi dhe avokatise padyshim. Ngushellimet me te thella familjes se Thimios dhe gjithe miqve te tij.
“/ON/

Share This Article