Ndahet nga jeta kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës, Ramazan Cara ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të Covid-19.

Kryetari i Partitë Socialistë në Kavajë, Elton Elezi me anë të një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e veta për ndarjen nga jeta në moshë të parakohshme të Ramazan Carës.

“Kavaja sot humbi një qytetar model, familjarët babain shembullor, kolegët një financier të zotin e intelektual të pashoq, unë humba mikun e rrallë e kurajoz Ramazan Cara.

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës nuk mundi ta fitojë betejën me virusin Covid-19.

E kobshme ikja jote.

Ngushëllime Familjes dhe te gjithëve atyre qe njohën Zonin.

Qofsh i Xhenetit mik, prehu i qete,” shkruan ai.

Share This Article