Ndahet nga jeta maxhordomi i 11 presidentëve amerikanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Wilson Roosevelt Jerman, ish-maxhordomi i Shtëpisë së Bardhë, i cili gjatë karrierës së tij i ka shërbyer 11 presidentëve amerikanë, ka humbur jetën në moshën 91-vjeçare, për shkak të koronavirusit.

Jerman u largua përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2012, por ai ishte një ndër punonjësit që kanë kaluar më shumë vite aty. Konkretisht, prej vitit 1957 ku vendi drejtohej nga Dwight D. Eisenhower. Atë kohë ishte një shërbyes i thjeshtë, por Presidenti Kennedy do ta promovonte në maxhordom.

“Kishte krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me Zonjën e Parë Jackie”, tha mbesa e tij, Jamila Garrett.

Ajo shtoi se gjyshi i saj kishte punuar shumë mirë edhe pranë familjes Bush, në vitin 1989, duke ndihmuar fëmijët e tij, njëri prej të cilëve do të bëhej gjithashtu president, të përshtateshin me ambientin e ri.

Në një intervistë për “Vanity Fair” në vitin 1997, pati deklaruar se sekreti i jetëgjatësisë në atë punë ishte se dinte të mbante gojën mbyllur jashtë saj.

Share This Article