Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i humorit, një nga 4 parodistët e Vlorës 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i humorit, Mane Lumani, një prej figurave më të dashura të skenës shqiptare dhe pjesë e pandashme e grupit legjendar “4 Parodistët e Vlorës”.

Lumani la pas një trashëgimi të pasur artistike dhe një kontribut të vyer në humorin shqiptar, duke u bërë për dekada me radhë burim buzëqeshjeje për publikun.

Me talentin e tij të spikatur për imitimin dhe interpretimin e roleve komike, ai arriti të krijojë një stil të veçantë, që e bëri menjëherë të dallueshëm në skenë.

Prej vitit 2004, aktori nuk mundi të fliste më, pas një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në fyt, ku iu hoqën kordat zanore për shkak të një mase tumorale. Megjithatë, pavarësisht kësaj sfide të madhe shëndetësore, figura e tij mbeti e gjallë në kujtesën e publikut dhe në historinë e artit skenik shqiptar.

Karrierën artistike e nisi në vitin 1974 si aktor amator në ndërmarrjen e Ullishtës në Vlorë, ku ra në sy për humorin e hollë dhe aftësinë për të sjellë në skenë personazhe të ndryshme me finesë dhe zgjuarsi.

Share This Article