ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 4 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 5 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 5 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 5 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ndahet nga jeta prof. dr. Aristotel Pano

albnews by albnews
22 October, 2021
in Albania
0
Ndahet nga jeta prof. dr. Aristotel Pano
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndahet nga jeta prof. dr. Aristotel Pano, një nga ekonomistët më të shquar të Shqipërisë.

Akademia e Shkencave njofton me dhimbje ndarjen nga jeta të profesorit, dijetarit, ekonomistit të shquar, Aristotel Pano.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Aristotel Pano studioi e dha mësim si profesor në ekonomi me një kontribut të shquar në këtë fushë më tepër se pesë dekada. Si profesor në Fakultetin e Ekonomisë të UT dhe punonjës shkencor në disa institucione ekonomike shkencore, punimet e tij me vlera kanë qenë gjithnjë të mirëpritura.

Njohës nga më të zotët i ekonomisë, financave, tregjeve valutore, teorisë së kursit të këmbimit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe veçanërisht i shquar në fushën e analizës ekonomike e financiare, në aspektin makro dhe mikroekonomik, Aristotel Pano mbetet një emër referencial në historinë e shkencës shqiptare.

Mendimet dhe pikëpamjet e tij janë çmuar sidomos në aspektin shkencor e kritik, për realizimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri gjatë periudhës së tranzicionit.

Është autor i shumë artikujve shkencor brenda dhe jashtë vendit, autor dhe bashkautor i disa teksteve universitare dhe monografive.

Veprat e fundit me të cilat është prezantuar para publikut janë:

  • “Fjalori ekonomiko- financiar”;
  • “NobelistĂ«t e shkencĂ«s ekonomike”;
  • “Karl Marksi: nga shkenca nĂ« utopi”;
  • LigjĂ«ratat Nobel nĂ« ekonomi;
  • NdĂ«rhyrja e shtetit nĂ« ekonomi;
  • Paraja, bankat dhe shoqĂ«ria;
  • Tregjet financiare: instrumentet dhe veprimet e tyre;
  • Piramidat financiare.

Prof. dr. Aristotel Pano ishte ekonomist me kontribute të shquara në veprimtari pedagogjike dhe shkencore për gati 50 vjet. Për një periudhe mbi 25 vjet ka dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, etj. për lëndën e analizës Ekonomiko-financiare dhe gati për 10 vjet ka punuar si bashkëpunëtor shkencor dhe përgjegjës sektorin në Institutin e Studimeve Ekonomike të Shqipërisë.

Ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me institute studimore jashtë vendit dhe ka botuar një numër të madh tekstesh universitare, monografi dhe artikuj shkencorë për analizën ekonomiko-financiare, për të ardhurat kombëtare të Shqipërisë.

Është fitues i Çmimit të Republikës.

Akademia e Shkencave ngushëllon për këtë humbje të rëndë familjen, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët, si dhe dhjetëra breza studentësh formuar prej mendjes së tij.

“U prehsh në paqe, Apostull i dijes”, shprehet Akademia e Shkencave në mesazhin e ngushëllimit./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result