ĂshtĂ« ndarĂ« nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo.
Leka Bungo ka qenë një nga emrat më të rëndësishëm të skenës në Shqipëri si regjisor, skenarist dhe aktor, duke i lënë vendit një trashëgimi të larmishme artistike në fushën e humorit dhe të skenës shqiptare.
Leka Bungo ka kryer shkollĂ«n e lartĂ« pĂ«r aktorĂ« âAleksandĂ«r Moisiuâ dhe mĂ« pas njĂ« kurs njĂ«vjeçar pĂ«r regji nĂ« Institutin e LartĂ« tĂ« Arteve. Punoi pĂ«r njĂ« kohĂ« si regjisor nĂ« teatrin âBylisâ tĂ« Fierit. NĂ« fund tĂ« viteve â80 u emĂ«rua regjisor nĂ« EstradĂ«n e Shtetit, nĂ« tĂ« cilĂ«n vuri nĂ« skenĂ« disa shfaqje, ku u prekĂ«n probleme tĂ« mprehta sociale tĂ« kohĂ«s dhe ku satira pĂ«rbĂ«nte elementin mĂ« tĂ« theksuar.
Pas viteve â90 krijoi nĂ« hollin hyrĂ«s tĂ« godinĂ«s sĂ« Teatrit KombĂ«tar teatrin privat âRubairatâ, por qĂ« shpejt humbi destinacionin e vet artistik, derisa u mbyll mĂ« 2001 me rikonstruksionin qĂ« iu bĂ« holleve tĂ« kĂ«tij teatri. Pas vitit 2002, emigroi nĂ« SHBA. PĂ«rveç punĂ«s si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenarĂ« filmash, ndĂ«r to dramĂ«n âPabesiaâ si dhe skenarĂ«t âPas fasadĂ«sâ, âGjuetia e funditâ etj. NĂ« filmin e vitit 1990 NjĂ« djalĂ« edhe njĂ« vajzĂ« ai luajti rolin e Bardhylit. Ishte autor i skenarĂ«ve pĂ«r disa filma artistikĂ«.
Në vitin 2021 Leka Bungo u zgjodh Kryetar i Bordit Drejtues të RTSH-së, detyrë që e mbajti deri dy muaj para ndarjes nga jeta.
Disa nga veprat e tij:
1966: Oshëtime në bregdet
1980: Pabesia (dramë)
1985: Tre njerëz me guna
1988: Mirela
1990: NjĂ« djalĂ« edhe njĂ« vajzĂ« â roli: Bardhyli, babai i Artanit
1991: Gjuetia e fundit
1992: Pas fasadës
Leka Bungo do të mbahet mend gjatë për krijimtarinë e tij në Estradën e Fierit, të Lushnjës dhe të Estradës së Shtetit në Tiranë, për vënien në skenë të disa prej perlave të humorit shqiptar, si dhe për vitalitetin dhe këmbënguljen për të qenë aktiv deri në fund të jetës.
Varrimi bĂ«het sot nĂ« orĂ«n 16:00 nĂ« varrezat e SharrĂ«s, ndĂ«rsa ngushĂ«llimet priten nĂ« âAlba 2000â nĂ« RrugĂ«n e DurrĂ«sit.




