Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, Valery Polyakov, kozmonauti që mban rekordin botëror për qëndrimin në hapësirë me një fluturim të vetëm, ka ndërruar jetë. Lajmi raportohet nga mediat ruse të cilat citojnë agjencinë ruse të hapësirës Roscosmos.
Midis viteve 1994 dhe 1995 ai kaloi 437 ditë e 18 orë në stacionin orbital Mir.
“Roscosmos njofton me dhimbje vdekjen e Valery Polyakov, heroit të Bashkimit Sovjetik, heroit të Rusisë, pilotit kozmonaut të BRSS, mbajtësit të rekordit botëror për fluturimin më të gjatë në hapësirë (437 ditë)”, thuhet në mesazhin e hapësirës, raporton agjencia Tass.