“Ndaj dy kryebashkiakësh ka prova, por janë ende në detyrë”, Beleri për median greke: Shteti i së drejtës në Shqipëri nuk funksionon!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Sundimi i ligjit në Shqipëri nuk funksionon”, ka deklaruar për median greke “SKAI” Fredi Beleri nga burgu i Durrësit, aty ku ndodhet në paraburgim.

“Më 4 dhjetor, pas 6 muajsh pengesë, do të shqyrtohet kërkesa ime në gjykatën speciale nëse do të betohem apo jo”, tha kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

“Ligji është i qartë, kur dikush nuk është dënuar dhe vendimi nuk ka marrë formë të prerë, ai mund të betohet. Për të njëjtin krim jam në paraburgim, ndërsa dy kryetarë të tjerë janë në detyrë në momentin që ka video dhe dëshmi për dy rastet e tjera”, tha Beleri.

“Opozita nuk mund të kryejë detyrat e saj në Parlament, ka gjueti shtrigash nga qeveria shqiptare, kushdo që nuk pëlqehet nga Rama persekutohet në çdo kohë. Nuk ka barazi”, theksoi ai mes të tjerash në intervistën e dhënë.

Share This Article