Ndaj Hungarisë për një tjetër rezultat pozitiv, Kosova vijon përgatitjet për miqësoren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas suksesit minimal ndaj Armenisë, Kosova kërkon një tjetër rezultat pozitiv, këtë herë në miqësoren ndaj Hungarisë, takim ky që mbahet të martën në “Puskas Arena” në Budapest. Stërvitja e parë në kryeqytetin hungarez ka qenë një mundësi e mirë për ekipin për të hartuar strategjitë dhe taktikat e lojës për të përballuar me sukses sfidën ndaj një kundërshtari të fortë.

Ndeshja me Hungarinë pa dyshim do të jetë një test i vështirë për Dardanët, por ata janë të vendosur që në stadiumin e stërmbushur me tifozë të japin më të mirën e tyre.

Pas stërvitjes futbollistët Lindon Emërllahu dhe Blendi Idrizi kanë shprehur besimin e tyre në ekip dhe në aftësitë e tyre për të luajtur një ndeshje të mirë. Ata besojnë se me përgatitjen e mirë nga stafi teknik, do të arrijnë në rezultat të favorshëm. Dardanët sot  në orën 17:00 do ta zhvillojnë stërvitjen e radhës dhe të fundit për këtë grumbullim në stadiumin “Puskas Arena”.

Share This Article