ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 10 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 10 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 10 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 10 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 10 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

“Ndaje shpirtin nga nëna dhe godit mallkimin”, gruaja prezantohet si pastore dhe kryen rituale të rrezikshme

albnews by albnews
14 September, 2023
in Shqiperia
0
“Ndaje shpirtin nga nëna dhe godit mallkimin”, gruaja prezantohet si pastore dhe kryen rituale të rrezikshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Disa materiale shqetësuese qarkullojnë në rrjete sociale të një zonje, e cila prezantohet si pastore, e njohur me emrin Alketa.

Ajo flet për Jezus Krishtin dhe mbledh njerëz të grupmoshave të ndryshme. Alketa kryen rituale të rrezikshme në emër të pastrimit të shpirtit, shërimit e heqjes së magjisë.

RelatedPosts

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Rasti është denoncuar në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan.

Denoncuesja: Motra ime ka kaluar disa shqetësime dhe për shkak të këtyre shqetësimeve është futur në rrjetet sociale, ku ka kërkuar që të gjejë një ngushëllim, mirëpo ajo ka hasur në një faqe në internet me emrin “Kisha Online Jesus Krisht” e cila drejtohet nga zonja Alketa, me këtë emër e kam njohur dhe jam futur dhe vetë pastaj dhe kam kontrolluar, ju jam drejtuar juve sepse ajo po lidhet gjithmonë e më shumë me këtë të ashtuquajtur “kishë”. Ka filluar që të ndjekë seancat që krijon kjo kishë e mbledh njerëz. Aty ndodhin disa situata që për mua janë shumë shqetësuese dhe të frikshme. Unë si qytetare nuk më duket aspak e drejtë dhe madje më duket si manipulim që ju bëhet njerëzve. Ka pasur nëna më fëmijë të sëmurë dhe duke i parë të gjitha këto, vërej se kjo zonja i merr dhe i shtrin përtokë, bën sikur shëron sëmundjet. Heq magjira e gjëra të çuditshme.

Këto video janë si skena horrori dhe shumë të dëmshme për personat që janë manipuluar. Veprimtaritë publikohen në një profil të emërtuar “ Kisha Online Jezus Krishti Zot”.

Alketa Auer: Zjarr i Shpirtit të Shenjtë! Komplet! Zjarr i Shpirtit të Shenjtë! Komplet! Në emër të Jezus Krishtit, unë do të shkatërroj çdo magji!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr! Zjarr! Zjarr!

Ato do të marrin urdhër dhe do të zbatojnë urdhrin, që vjen në emër të Jezus Krishtit. Bekojmë trurin, që të gjitha sinjalet e trurit, tani, të funksionojnë!

Unë godas, sot, çdo mallkim ndër breza! Jashtë, sot!

Nga mamaja, zjarr! Fryma e punës nga babai, zjarr! Fryma nga vëllai, zjarr! Në emër të Jezus Krishtit, unë bëj sot, ndarje shpirtërore nga mamaja!Në emër të Jezus Krishtit…!

Unë e ndaj shpirtin tënd nga mamaja jote! Tani, jashtë!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Dhe çdo plagë e të ligut, të shkatërrohet, tani!

Në emër të Jezus Krishtit Zot, dhe paqja jote të jetë tani në trupin e tij! Paqja jote, Zot, në mendjen e  tij, në zemrën e tij!

Aleluja!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Për Vëllazërinë Ungjillore dhe për psikologët, materiale të tilla janë shumë shqetësuese.

Vëllazëria Ungjillore të Shqipërisë: Falëmindërit që e sillni këtë si çështje sepse në të vërtetë edhe ne kemi marrë disa ankesa të ndryshme nga qytetarë me drejtues të kishave për veprimtarinë e saj. Faqja online që kjo zonjë drejton, nuk ka lidhje dhe nuk është pjesë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë. Ne kemi drejtuar në fakt një letër tek të gjithë pastrorët dhe të gjithë drejtuesit për të vënë në dijeni besimtarët tanë ungillorë të kenë kujdes sepse veprimtari të tilla nuk janë përputhje me atë që Bibla na mëson ne dhe mbi atë që besojmë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që kur persona të tillë, kryejnë veprimtari të tilla, ne duhet të drejtohemi pranë një kishe ungillore dhe të jemi të vetëdijshëm a është diçka që Bibla apo kisha na mëson. Kjo nuk është një pastor, por mënyra se si ne i përcaktojmë pastorët janë përmes disa kritereve, të cilat çdo kishë ka edhe i cakton.

Psikologe, Gesi Anamali: Materialet e vëna nga ju në dispozicion ishin shqetësuese, por vërej që në materialet kishte elementë të dëmtimit të anës psikologjike, shëndetësore të individëve që ishin pjesë e tyre. Përgjithësisht, të gjithë individët, të cilët kalojnë një fazë të vështirë psikologjike, që mund të jetë depresion, kalimi i një ndjenje inferioriteti, apo të gjitha problematikat që na sjellë jeta, na duhen forca, na duhen njerëz që mund të na thonë që je mirë, je bukur, mund ta arrish, ndoshta këto individë nuk kanë gjetur dikë në rrethin e tyre shoqëror dhe janë drejtuar drejt kësaj zonje. Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë vetëm me predikim, por edhe me manipulim të individëve. Është më mirë t’i drejtoheni një mjeku, nuk arrijmë që të zgjidhim diçka me predikim./tvklan.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result