Ndalet Arsenali, Xhaka nuk mjafton

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 5 fitoreve radhazi, Arsenali, surpriza e madhe e këtij sezoni në Premier League, është ndalur në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Southampton.

Granit Xhaka tregon se po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe pas vetëm 11 minutash arriti të realizojë një gol tjetër fantastic, por këtë herë nuk mjaftoi.

Në pjesën e dytë, ish-skuadra e Armando Brojës reagoi dhe arriti të gjejë golin e barazimit me anë të Armstrong në minutën e 65-të.

Pavarësisht barazimit, Arsenali vijon të mbajë vendin e parë në renditjen e Premier League me 28 pikë, dy më shumë se City i vendit të dytë.

Share This Article