Ndalet Barcelona e Lewandowskit, kuqeziu Balliu protagonist

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E vetmja gjë e gabuar në ndeshjen midis Barcelones dhe Rayo Vallecano ishte rezultati pa gola, që nuk tregon vërtetë rastet e shumta nga të dy palët.

Por lajmi vjen gjithsesi nga Barcelona e blerjeve të mëdha si Kessi dhe veçanërisht Lewandowski, me katalanasit që bllokojnë entuziazmin e saj në Camp Nou përballë një ekipi shumë mirë të organizuar, dhe me një portier si Dimitrievski që priti çdo gjë.

 Në atë ekip, titullar i padiskutueshëm dhe nga më të mirët sot ishte kuqeziu Ivan Balliu, e cili pati edhe rastin për të shënuar një gol historik ndaj gjiganteve të La Liga.

Ndërkohë, polaku Lewandowski pati shumë raste por i shpërdoroi të tëra, ose u ndodh në pozicion jashtë loje si në minutën e 12-të.

Por katalanasit mund të quhen me fat, sepse në minutën e fundit një rast i pastër për Vallecano  përfundoi me golin e kolumbianit Falcao, por u anulua për një faull.

Share This Article