Ndalimi i djalit të tij nga Policia e Kosovës, Vuçiç: E sulmuan me armë, nuk ia dolën t’i hiqnin bluzën “Dorëzimi s’është opsion”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar sërish për ndalimin e djalit të tij Danilos, nga Policia e Kosovës në Graçanicë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiç shkruan se policia ka kërkuar me çdo kusht që djali i tij të hiqte bluzën me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”. Vuçiç vijon të sqarojë më tej se në momentin që policia e ka pyetur djalin e tij për emrin e babait, ai i është përgjigjur ““Aleksandër! Ky është babai im dhe presidenti juaj!”.

Një ditë më parë, Policia e Kosovës ndaloi djalin e presidentit Vuçiç, teksa ndodhej në një tubim në Graçanicë me rastin e Vidovdayit.

 “Herën e fundit që ndaluan Danilon, jo larg Podujevës, policia shqiptare kërkoi që me çdo kusht të hiqte bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion” e sulmuan me armë dhe e pyetën ’emrin e babait?’ Ai u përgjigj: “Aleksandër! Ky është babai im dhe presidenti juaj!”. Nuk ia hoqën këmishën, nuk ia lyen fytyrën. Dorëzimi nuk është opsion”, shkruan Presidenti i Serbisë.

Share This Article