ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri 4 hours ago
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria 7 hours ago
Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë 8 hours ago
Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë 10 hours ago
Italia nderon Silvio Berluskonin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ndalohet drejtori i Policisë Kufitare Kukës dhe 31 policë e qytetarë

albnews by albnews
8 April, 2022
in Albania
0
Ndalohet drejtori i Policisë Kufitare Kukës dhe 31 policë e qytetarë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga 32 oficerë policie në Drejtorinë e Kufirit të Policisë së Kukësit.

SPAK bën të ditur se ndaj tyre janë marrë masa të ndryshme, nga ‘arrest me burg’ në detyrim paraqitje.

RelatedPosts

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Paradoksi, ekonomia rritet, por punësimi u tkurr me 20 mijë persona në 3-mujorin e tretë

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.11.2020, ka regjistruar procedimi penal nr.272, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 272/2020, ka filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, mbi dyshime për përfshirjen e disa prej punonjësve të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë në veprimtari të paligjshme për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal “Kontrabandës me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, etj, parashikuar nga nenet 172 dhe 298 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë kryer hetime proaktive, duke përdorur metoda speciale të hetimit. Gjithashtu hetimet janë kryer në koordinim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjatë hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.Veprimet e kundraligjëshme konsistonin në rastet të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Pas një hetimi objektiv dhe të gjithëanshëm, me kërkesë  të Prokurorisë së Posaçme janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 34 masa sigurimi personal, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 248, 259, 25  dhe 245/1 të Kodit Penal. Masat e sigurimit personal janë:

‶Arrest në burg‶ për 17 persona (punonjës policie)

‶Arrest në shtëpi‶, për 14 persona (shtetas dhe punonjës policie)

‶Pezullim nga detyra‶, 3 persona (punonjës policie)

Sot me datë 08.04.2022, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentin e Policisë Kufitare, kanë ekzekutuar masat e sigurimit personal caktuar nga ana e gjykatës.

Sqarim: Masat e sigurimit janë pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

12 December, 2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

12 December, 2025
Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

12 December, 2025
Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

12 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result