Ndalohet nga policia e Durrësit bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një operacion të zhvilluar në Shijak, autoritetet policore kanë ndaluar Dorjan Sherifin, i cili kishte marrë me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdyli, i cili u vu në pranga mbrëmjen e së hënës.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare nga drejtoria vendore e policisë.

Sherifi akuzohet se ka ndihmuar një person të shpallur në kërkim nga policia.

Aldo Avdyli u arrestua në një apartament pranë “Liqenit të Thatë” dhe policia publikoi pamjet kur forcat Renea e prangosnin.

Aldo Avdyli ishte në kërkim nga SPAK për dyshimet lidhur me atentatin ndaj Edmir Bregut, i cili u ekzekutua në Durrës në janar 2021.

Share This Article