Ndalohet qarkullimi veturave private në 8 qarqe të Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga dita e nesërme në orën 06:00 deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.

Të vetmet automjete që do të lëvizin do të jenë autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

Ky urdhër drastik, por shumë i domosdoshëm, u mor ditën e sotme nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend, pas konfirmimit të 23 rasteve/Shqiptarja

Share This Article