Ndarja e mandateve për “Parlamentin e Bashkive”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Socialistët dominuan edhe në numrin e mandateve që siguruan për “parlamentin” e bashkive. Në të gjithë vendin, fituan 756 mandate, kundrejt koalicionit “Bashke Fitojme” me 292. Forcë e tretë për këshillin bashkiakë ka dalë PD me 124 mandate, ndërsa surpriza rezervoi partia social demokrate e cila siguroi 116 vende në këshillat bashkiakë.

Të përkthyera në vota:

PS – 576, 785

BF- 245, 959

PD – 102, 971

Kryeqyteti ka prodhuar numrin më të lartë të mandateve.

Bashkia Tiranë:

PS – 34 mandate

“Bashke Fitojmë” – 15 mandate

PD- 4 mandate

PSD – 3 mandate

Një rezultat të thelle, socialistët siguruan edhe në Elbasan. Konkretisht, PS ka marrë 28 mandate, BF – 7 mandate, PD – 1 mandat dhe nga 1 mandat për PSD, Partinë e Gjelbër, PDS dhe PDIU.

Bashkia Elbasan:

PS – 28 mandate

BF – 12 mandate

PD – 7 mandate

PSD – 1 mandat

PDS – 1 mandat

PDIU – 1 mandat

PGJ – 1 mandat

Këshilli Bashkiak i Shkodrës, i cili ka 51 këshilltarë, Partia Socialiste ka marrë 18 këshilltarë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” – 13, Partia Social Demokrate – 12, Partia Demokratike – 1.

Në Vaun e Dejës, e majta ka dominancë të plotë, nga 31 këshilltarë që ka kjo bashki.

Bashkia Vau i Dejës:

PSD – 10 mandate

PS – 7 mandate

BF- 7 mandate

Edhe në Malësinë e Madhe, PSD është forcë e parë.

Bashkia Malësi e Madhe:

PSD- 8 mandate

PS – 7 mandate

BF- 3 mandate

PAA- 3 mandate

AAK- 2 mandate

Gjithsej numri i mandateve në të gjithë Shqipërinë shkon më shumë se 1600.

Share This Article