Ndarja nga jeta e Bedri Çollakut, Basha: Ekspert dhe politikan serioz dhe i rrallë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, shpreh dhimbjen e tij lidhur me ndarjen nga jeta të ish deputetit demokrat Bedri Çollaku.

Sipas Bashës, me vdekjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë.

Mesazhi i Bashës:

Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të sistemit bankar. Shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Virgjinushit, vajzës Genta dhe djalit Erionit.

Në këtë ditë të vështirë të humbjes së bashkëshortit të dashur, babait të rrallë dhe të përkushtuar, jemi pranë tyre me mendimin dhe lutjet tona.

Me vdekjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë. U prehtë në paqe!

Bedri Çollaku ndërroi jetë një ditë më parë si pasojë e infektimit me Covid-19. Ai ishte i shtruar në spital prej disa javësh por pa mundur të mposhtë virusin.

Share This Article