ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në 1 hour ago
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City 1 hour ago
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia 2 hours ago
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar 2 hours ago
Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, reagon politika shqiptare: Lamtumirë pionieri i kinemasë

albnews by albnews
1 September, 2025
in Albania, Kulture, Shqiperia
0
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, reagon politika shqiptare: Lamtumirë pionieri i kinemasë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Arti shqiptar humbi sot jo vetëm një prej regjisorëve më të shquar të vendit, por një prej themeleve mbi të cilat u ngrit vetë institucioni i kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnostin.

Mbi lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej arkitektëve të parë të kinemasë shqiptare, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

RelatedPosts

Media britanike: Boom dhe përplasje në Rivierën shqiptare/ Banorët kundër investitorëve strategjikë

Tentoi të hidhte në erë një stadium të tërë! “Banditi i Lushnjes”, që po sfidon ligjin për të qëndruar në Britani

Brenda pushimeve familjare të Rita Orës, ndan momentet me prindërit e saj në Ulqin

Ky i fundit në rrjetin e tij social Facebook e cilësoi Anagnostin “babai i kinemasë shqiptare”, duke theksuar se filmi “Lulëkuqe mbi mure” ka mbetur një ndër kryetitujt e ekranit të kinemasë shqiptare.

Rama kujton më tej kohën si u njoh me Anagnostin, ndërsa thekson se ‘Mjeshtri i Madh jetoi gjithnjë me kokën lartë.

“Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart

Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”, shkruan Rama.

Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj, iu shkëput një tjetër yll

Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

“Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Gonxhja: Lamtumirë Mjeshtër!

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të “Nderit të Kombit”, Dhimitër Anagnosti.

“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti!

Një jetë e tërë e përkushtuar artit, ku në karrierën e tij mbi 40-vjeçare ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare. Mes tyre spikasin filma që kanë hyrë në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Komisari i dritës”, “Plagë të vjetra”, “Në pyjet me dëborë ka jetë”, “Nëntori i dytë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Duel i Heshtur”, “Në shtëpinë tonë” e të tjera vepra që i dhanë kinemasë shqiptare identitet dhe madhështi. Lamtumirë Mjeshtër!”, shkruan Gonxhja në rrjetin social Facebook.

Meta: Trashëgimia e tij e vyer do të mbetet monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit

Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se artisti i Popullit Dhimitër Anagnosti do të mbetet përjetësisht i nderuar mes korifenjve më të mëdhenj.

Në postimin e tij në rrjeëtin social Facebook, Meta thekson se trashëgimia e lënë nga Anagnosti, do të frymëzojë gjeneratat e ardhshme.

“Në panteonin e kulturës kombëtare dhe artit të kinemasë shqiptare, Artisti i Popullit, Dhimitër Anagnosti, do të mbetet përjetësisht i nderuar mes korifejve më të mëdhenj.

Kineast dhe regjisor i shquar, skenarist e mendimtar, ai na la trashëgim një vepër të ndritur, që do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat e ardhshme, duke u bërë metaforë emblematike e historisë së kinematografisë shqiptare dhe model frymëzues i një brezi krijuesish idealistë e patriotë.

Filmat e Anagnostit, edhe pse të krijuar në një kohë të caktuar historike, falë vizionit e talentit të tij të jashtëzakonshëm, mbeten vepra universale që përcjellin mesazhe të përjetshme dhe gjithmonë aktuale”, shkruan Meta.

Kujtojmë se katër vite më parë, në 85-vjetorin e lindjes së Anagnostit, Ilir Meta (asokohe president i vendit) i dorëzoi atij Dekoratën e lartë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

1 September, 2025
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

1 September, 2025
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

1 September, 2025
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result