Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një status në Facebook pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos ditën e sotme.

Berisha thekson se “Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit”, shkruan A2.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Fatos Nanon mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve.

Amen!

Share This Article