Ish-presidenti Bamir Topi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Henry Kissinger në moshën 100-vjeçare. Topi thotë se bota humbi një personalitet unik në llojin e tij, duke e cilësuar ish-Sekretarin amerikan si arkitekt të paqes në botë.
Ndarja nga jeta e Henry Kissinger. Bota humbi një personalitet unik në llojin e tij. E kam admiruar gjithmonë atë njeri, qysh nga rinia ime. Arkitekt i paqes në botë dhe diplomat i nivelit më të lartë.
I privilegjuar që e kam takuar dy herë Kissinger. Ishte veçanërisht i interesuar për shqiptarët dhe njihte rolin e tyre parësor në stabilitetin ballkanik. Ngushëllimet me të sinqerta familjes e kombit amerikan për këtë burrë të madh.