Ndarja nga jeta e Kissinger, Bamir Topi: Arkitekti i paqes, bota humbi personalitetin unik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti Bamir Topi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Henry Kissinger në moshën 100-vjeçare. Topi thotë se bota humbi një personalitet unik në llojin e tij, duke e cilësuar ish-Sekretarin amerikan si arkitekt të paqes në botë.

Ndarja nga jeta e Henry Kissinger. Bota humbi një personalitet unik në llojin e tij.  E kam admiruar gjithmonë atë njeri, qysh nga rinia ime. Arkitekt i paqes në botë dhe diplomat i nivelit më të lartë.

I privilegjuar që e kam takuar dy herë Kissinger. Ishte veçanërisht i interesuar për shqiptarët dhe njihte rolin e tyre parësor në stabilitetin ballkanik. Ngushëllimet me të sinqerta familjes e kombit amerikan për këtë burrë të madh.

Share This Article