ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035 3 hours ago
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka 3 hours ago
Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies 3 hours ago
Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit 3 hours ago
“Robotët do ta bëjnë filmin tim realitet”, paralajmërimi i regjisorit të “Terminator” 3 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Ndarja parakohe nga jeta e Shpat Kasapit, flet vëllai i tij: Ishte në Itali me familjen për një kontroll mjekësor për të birin, dyshojmë se…

albnews by albnews
26 November, 2025
in Maqedonia, Show - Biz
0
Ndarja parakohe nga jeta e Shpat Kasapit, flet vëllai i tij: Ishte në Itali me familjen për një kontroll mjekësor për të birin, dyshojmë se…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndarja nga jeta parakohe në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapit, ishte tronditës për familjarët, miqtë dhe publikun.

Kasapi ndodhej në Itali së bashku me të shoqen dhe djalin e tyre 4-vjeçar, për një kontroll mjekësor për të birin, kur në orët e vona të së martës është ndjerë papritur keq dhe ka ndërruar jetë.

RelatedPosts

Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

Misteri i avionit Wizz Air – U përpoq 2 orë të ulej në Shkup, përfundoi në Prishtinë

Nuk u ndje mirë – Ishte në koncert në Bologna, zbulohen detajet nga vdekja e papritur e Shpat Kasapit

Në një intervistë për Top Channel vëllai i tij, Albini, u shpreh se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por nuk ka mundur që të mbijetojë. Ai tha se deri tani dyshohet se shkak për ndarjen nga jeta është bërë një arrest kardiak.

Në gjendje të rënduar dhe të shokuar nga lajmi, ai tha se po shpresonin që ky lajm që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.

I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, vëllai i tij tha se ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze.

Trupi i tij ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve.

Artisti Shpat Kasapi ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, Maqedoninë e Veriut. Ndër vite ai është njohur dhe është pëlqyer për këngët pop folk. Karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pas disa prezantimeve në festivalet për fëmijë, fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat 98” në Tetovë në moshën 13 vjeçare.

Sukseset e para që paraqesin një urë kaluese nga kënga për fëmijë në atë për të rritur ishin prezantimet dhe çmimi i parë në festivalin Këngët e Stinës 2002 në Tiranë, çmimi i publikut në festivalin Nota Fest 2003 në Shkup dhe çmimi i publikut në Albafest 2003 në Shkup.

Menjëherë pas këtyre ai fitoi çmime të tjera në disa nga festivalet në Shqipëri, mes tyre dhe çmimi si interpretuesi më i mirë ne “Top Fest 1”.

Shpat Kasapi deri më tani ka realizuar disa albume të sukseshme dhe mjaft të dëgjuara, si “Tash po Kthehesh”, “Medikament”, “Axhamiu” (2003), “Do të vijë një ditë” (2004), “Pa ty s’jetoj” (2005), “Kush të ndau prej meje” (2006), “S’e pranon” (2007), “Medikament” (2010).

Artisti do t’i mungojë familjes, miqve e të afërmve, skenës shqiptare dhe publikut.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

26 November, 2025
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 November, 2025
Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

26 November, 2025
Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

26 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result