“Nder dhe emocion i madh, e njoh historinë e klubit”, fjalët e para të Ten Hag si trajner i Man Utd

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri holandez, Erik ten Hag ka folur fjalët e para pas konfirmimit si trajner i ri i klubit të madh anglez, Manchester Unitedit.

Manchester Unitedi konfirmoi sot (e enjte) arritjen e marrëveshjes me Ajaxin për trajnerin Ten Hag, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Emërimi në krye të klubit nga Old Trafford është cilësuar si nder i madh dhe emocion i jashtëzakonshëm nga trajneri holandez.

 “Është një nder i madh të emërohem menaxher i Manchester United dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar nga sfida që kam përpara”, ka thënë fillimisht Ten Hag pas zyrtarizimit.

“Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve dhe jam absolutisht i vendosur të krijoj një ekip të aftë për të dhënë suksesin që meritojnë”.

“Do të jetë e vështirë të largohem nga Ajaxi pas këtyre viteve të pabesueshme, dhe unë mund t’i siguroj tifozët tanë për angazhimin tim të plotë dhe fokusimin në përfundimin e suksesshëm të këtij sezoni përpara se të shkoj te Manchester United”, përfundoi trajneri holandez.

Share This Article