Ndërhyrja e ashpër, lëndimi horror dhe largimi nga stadiumi me paterica, lotët e Hakimit tregojnë gjithçka

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

PSG u mposht në shtëpi nga Bayern Munichu me rezultat 1-2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës.

Megjithatë, përveç humbjes, parisienët pësuan edhe një humbje tjetër, pasi njëri nga yjet kryesor të ekipit, Hakimi, mori një dëmtim të tmerrshëm.

Ndërhyrja ndodhi në minutën e fundit të pjesës së parë nga Luis Diaz dhe pas rishikimit të VAR-it, ylli kolumbian u ndëshkua me karton të kuq.

Pamjet e ngadalësuara tregojnë dëmtimin e tmerrshëm të Hakimit në kyçin e këmbës, me marokenin që u detyrua ta lëshoj fushën me lot në sy dhe me ndihmën e stafit mjekësor.

Pas ndeshjes, u publikuan edhe pamjet e kyçit të këmbës e cila ishte mavijosur e gjitha dhe dukej shumë e ënjtur.

Se lëndimi ishte i tmerrshëm u pa edhe në fund të ndeshjes me Hakimin, i cili veçse e kishte mobilizuar këmbën dhe lëshoi në fund stadiumin me paterica.

Klubi parisien ende nuk ka konfirmuar shkallën e dëmtimit të mbrojtësit të tyre, por sipas pamjeve dhe parashikimeve të mediave, Hakimi mund të mungoj së paku dy muaj. /Telegrafi/

Share This Article